Site icon Telegrafi

Pushtohet Kuvendi nga protestuesit, policia largohet nga vendi i ngjarjes (Video)

Vazhdon kaosi në Kuvendin e Maqedonisë ku protestuesit janë futur brenda kë sallën e seancave pak pasi që u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe u bë edhe betimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo çfarë raportohet është se forcat policore në vend se të tentojnë që t’i pengojnë protestuesit që të futen në kuvend, ata janë tërhequr dhe i kanë lejuar protestuesit që të futen brenda.

Nuk jepen informacione se përse ka ardhur deri te ky veprim i policisë dhe kush u dha urdhër të këtillë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Pushtimi i Kuvendit të Maqedonisë
Exit mobile version