Site icon Telegrafi

Pushtimi i Koresë së Jugut: Plani i Kim Jong-un që do të linte një milion të vdekur (Foto/Video)

Të uritur për ushqim, Koreja e Veriut është në prag të kolapsit, dhe në dëshpërimin e saj, ajo kërcënon një pushtim të fqinjit të saj, Koresë së Jugut.

Raportet nga vendi tregojnë se Kim Jong-un ka ndërtuar një kopje të pallatit presidencial të Koresë së Jugut për të trajnuar trupat e tij për një pushtim, nëse tensionet përshkallëzohen, transmeton Telegrafi.

Dhe me zotimin e Amerikës për të mbrojtur Jugun në rast të sulmit, Perëndimi përballet me një luftë: ajo do të kushtonte 1 miliard dollarë për të luftuar dhe do të shkaktonte 1 trilion dollarë vlerë të dëmit.

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Victor Cha, në librin e tij “The Impossible State” përshkruan se si një pushtim Koreano Verior do të dukej.

Forcat speciale do të pushtonin së pari një seri të aeroporteve dhe brigjeve detare, stacionet e energjisë, rrjetet e komunikimit dhe urat, në mënyrë që të “paralizojnë popullatën”.

Pastaj “forca më e madhe e artilerisë në botë” do të godiste kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin, me predha në një normë prej 500.000 në orë – duke u lënë njerëzve vetëm 45 sekonda kohë për tu fshehur”.

Një arsenal i 600 raketave kimikisht të armatosura do të dëmtojnë aeroportet, duke e bërë të pamundur ikjen, ndërsa 100 të tjera do të ngadalësojnë ardhjen e përforcimeve amerikane.

Çdo forcë që do të bënte të pamundurën për të kaluar ngushticën Tsushima, do të ballafaqohej me nëndetëset e Kimit, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë 700,000 trupat e Koresë së Veriut dhe 2,000 tanket do të kalonin kufirin.

Me miliona njerëz duke të tentuar të ikin, rrjetet rrugore do të jenë të pakalueshme, duke i lënë forcat mbrojtëse të pafuqishme.

Dhe në fushat e betejës do të jenë të ndotura me deri në 5,000 tonë metrikë të agjentëve kimikë, përfshirë gazin nervor, gaz mustardë, mbytje dhe të vjella, dhe helmime të shumta.

Sipas librit të tij, këto do t’i merrnin kohë Koresë së Jugut dhe aleatëve të saj amerikanë disa ditë për të neutralizuar artilerinë e armikut, duke lënë qindra mijëra të vdekur.

Në fund të fundit, shtohet në libër, teknologjitë superiore të Koresë së Jugut dhe SHBA dhe do të fitojnë, por jo pa katër deri në gjashtë muaj luftimesh me intensitet të lartë dhe me shumë të vdekur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fWV8FWx3GGI

Exit mobile version