Site icon Telegrafi

Pushteti në rënie i Trumpit dhe zemërimi në rritje

Jeffrey D. Sachs

Drama e presidencës së Donald Trumpit është përqendruar rreth faktit nëse një president ekstremist duhet të lejohet të vazhdojë të çojë përpara një agjendë politike ekstremiste kundrejt vullnetit të shumicës së amerikanëve. Deri më tani përgjigjja ka qenë jo dhe zgjedhjet afatmesme e bënë këtë më pak të mundshme. Megjithatë, frustrimi në rritje i Trumpit mund ta çojë atë buzë greminës psikologjike, me pasoja të rënda për demokracinë amerikane dhe botën.

Asnjë nga idetë ekstremiste të politikave të Trumpit nuk ka marrë mbështetje publike. Publiku e ka kundërshtuar uljen e taksave të korporatave vitin e shkuar të mbështetur nga republikanët, përpjekjen e Trumpit për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (Obamacare), propozimin e tij për murin me Meksikën, vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vënien e tarifave të shtuara ndaj Kinës, Evropës dhe të tjerëve. Në të njëjtën kohë, ndryshe nga promovimi i palodhur i Trumpit të karburantit fosil, publiku mbështet investimin në energji të rinovueshme dhe qëndrimin në marrëveshjen klimatike të Parisit.

Trumpi ka provuar të zbatojë agjendën e tij radikale përmes tre qasjeve. Së pari ai është përpjekur të mbështetet në shumicat republikane në dy dhomat e Kongresit për të kaluar legjislacion përballë kundërshtimit të fortë politik. Kjo qasje pati sukses një herë, me uljen e taksave për korporatat në 2017, pasi donatorë të mëdhenj republikanë këmbëngulën, por dështoi me përpjekjen e Trump për të zëvendësuar Obamacare, teksa tre senatorë republikanë u tërhoqën.

Qasja e dytë ka qenë përdorimi i urdhrave ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin. Këtu gjykatat kanë ndërhyrë vazhdimisht, më së fundmi ditë para zgjedhjeve, kur një gjykatë federale ndaloi punën për Gazsjellësin Keystore XL, një projekt shumë i kundërshtuar nga mjedisorët, me arsyetimin e administrata e Trumpit kishte dështuar të prezantonte një “shpjegim të arsyeshëm” për veprimet e saj. Trump vazhdimisht dhe rrezikshmërisht ka shkelur mbi autoritetin e tij dhe gjykatat e kanë kthyer mbrapsht.

Taktika e tretë e Trumpit ka qenë mbajtja e tubimeve për të kthyer opinionin publik në anën e vet. Megjithatë, pavarësisht tubimeve të tij të shpeshta ose mbase prej tyre dhe vulgaritetit nxitës të tyre, norma e mosmiratimit të Trumpit ka tejkaluar normën e miratimit të tij që nga ditët e para të administratës. Norma aktuale e tij është mosmiratim nga 54%, kundrejt 40% miratim, me një miratim të fortë nga rreth 25 për qind e popullsisë. Nuk ka pasur lëvizje të qëndrueshme në drejtim të Trumpit.

Në zgjedhjet afatmesme, që Trump vetë i përshkroi si një referendum të presidencës së tij, kandidatët demokratë si nga Shtëpia dhe Senati i tejkaluan gjerësisht kundërshtarët e tyre republikanë. Në garat për Shtëpinë, demokratët morën 53,314,159 vota në shkallë kombëtare, krahasuar me 48,439,810 vota për republikanët. Në garën e Senatit, demokratët i dominuan republikanët me 47,537,699 vota kundrejt 34,280,990.

Në total të votave për partinë nga tre ciklet e zgjedhjeve të fundit (2014, 2016 dhe 2018), kandidatët demokratik të Senatit i kanë tejkaluar kandidatët republikanë me 120 milionë vota ndaj 100 milionë votave. Republikanët mbajnë gjithsesi një shumicë të ngushtë në Senat, ku çdo shtet prezantohet nga dy senatorë, pavarësisht përmasës së popullatës, sepse ata priren të fitojnë vendet në shtetet me më pak popullata, ku demokratët prevalojnë në shtetet e bregdetare dhe ato të Perëndimit të Mesëm. Uyoming, për shembull, zgjedh dy senatorë republikanë që përfaqësojnë rreth 580,000 banorë, ndërsa Kalifornia me më shumë se 39 milionë banorë zgjedh dy senatorë demokratë. Demokratët fitojnë më shumë vota, por republikanët fitojnë më shumë vende.

Pa kontroll ndaj Shtëpisë, megjithatë, Trump nuk do të mund të veprojë më ndaj legjilacionit që nuk gëzon popullaritet. Vetëm politikat me mbështetje të dyja palëve do të kenë mundësinë të kalojnë në të dyja dhomat.

Në aspektin ekonomik, politikat tregtare të Trumpit janë bërë më pak popullore në muajt e fundit teksa ekonomia amerikane ftohet nga “trullosja” e uljes së taksave për korporatat, teksa pasiguria në rritje rreth politikave globale të tregtisë paralizon investimet në biznes dhe deficiti buxhetor dhe normat e interesit rriten. Justifikimet e dobëta të Trup për sigurinë kombëtare dhe rritjen e tarifave janë sfiduar politikisht dhe mbase edhe në gjykata.

E vërtetë, Trumpi do të mund të vazhdojë të caktojë gjykatës federalë konservatorë dhe me shumë gjasa do të fitojë konfirmimin e tyre në Senatin me shumicë republikane. Dhe në çështjes se luftës dhe paqes, Trump do të operojë tmerrësisht me pak mbikëqyrje nga Kongresi apo publiku, një problem i sistemit politik amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Trump ashtu si paraardhësit e tij të fundit, me shumë gjasa do të vazhdojë ta mbajë SHBA në kufi të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pavarësisht mungesës së kuptimit apo mbështetjes së rëndësishme të publikut.

Për më tepër, ka tre arsye përse duhet besuar se pushteti i Trumpit do të dobësohet ndjeshëm në muajt në vazhdim. Së pari, Prokurori Special, Robert Mueller mund të ketë dokumente shumë serioze për krimet e Trumpit, anëtarëve të familjes së tij dhe ose të këshilltarëve të tij të ngushtë. Mueller ka mbajtur në profil jashtë vëmendjes së publikut para zgjedhjeve. Me shumë gjasa do të dëgjojmë së shpejti prej tij.

Së dyti, demokratët e Shtëpisë do të fillojnë të hetojnë taksat e Trumpit dhe marrëveshjet e tij personale të biznesit, përfshirë përmes fletëthirrjeve të kongresit. Ka arsye të forta për të besuar se Trump mund të ketë kryer evazion fiskal të rëndë (siç nënvijëzoi së fundmi New York Times) dhe ka pasuruar ilegalisht familjen e tij si president (një padi që gjykatat e kanë lejuar të vazhdojë që supozon shkelje të disa pikave të Kushtetutës). Trump me gjasa do t’i injorojë ose luftojë fletëthirrjet, duke i hapur rrugë një krize madhore politike.

Së treti dhe më e rëndësishmja, Trump nuk është thjesht një politikan ekstremist. Ai vuan nga ajo që autori Ian Hughes së fundmi e quajti “një mendje të çorientuar”, mbushur me urrejtje, paranoja dhe narcisizëm. Sipas dy vëzhguesve të ngushtë të Trumpit, ideja e presidentit për realitetin “me gjasa do të vazhdojë të bjerë” përpara shtimit të pengesave politike, hetimeve për taksat e tij dhe marrëveshjet e biznesit, zbulimeve të Muellerit dhe një opozite politike energjike. Ne mund ta kemi parë që tani sjelljen e çoroditur dhe agresive të Trumpit pas zgjedhjeve.

Muajt në vazhdim mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për Amerikën dhe botën. Teksa pozicioni politik i Trump dobësohet dhe pengesat me të cilat ai përballet rriten, destabiliteti i tij mendor do të vazhdojë të shfaqë një rrezik në rritje. Ai mund të shpërthejë në zemërim, të pushojë Mueller dhe ndoshta të përpiqet të nisë një luftë apo të marrë fuqi në emergjencë për të rikthyer autoritetin e tij. Ne nuk e kemi parë ende Trumpin në zemërim të plotë, por mundet ta shohim së fundmi, pasi hapësira e tij për manovra vazhdon të ngushtohet. Në atë rast, shumë do të varet nga performanca e rendit kushtetues amerikan. /Project Syndicate/BIRN/

Exit mobile version