Pushteti dhe opozita në Maqedoni kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me propozim-ligjin për shfuqizimin e lustrimit.
Pasi OBRM-PDUKM paralajmëroi se do ta bllokojë ligjin me amendamente, nga LSDM thonë se opozita nuk dëshiron t’i pranojë gabimet, për siç thonë, lustrim të montuar politikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska-Vançeva, tha se Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja punojnë nën urdhrat e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Para se të fillojë seanca e sotme në Komisionin për Sistem Politik në të cilën duhej të diskutohej për këtë propozim-ligj, OBRM-PDUKM-ja njoftoi se nuk do ta mbështesë.
Kryetari i Komisionit Aleksandar Kiracovski, e ndërpreu seancën e sotme me kërkesë të opozitës, të cilët kërkuan që propozim-ligjin ta arsyetojë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska./Telegrafi/