Site icon Telegrafi

Pushteti dhe opozita maqedonase duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme kuvendare me ligj të ri

Dy partitë maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM janë afër për marrëveshjes për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare. Kompromisi kërkohet mes kërkesës së opozitës maqedonase për prill apo maj të vitit të ardhshëm dhe ofertës së pushtetit që zgjedhjet të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

Opozita maqedonase nuk është e kënaqur që pushteti ka nisur të mendojë për zgjedhje para kohës së rregullot në dhjetor të vitit 2020, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mickoski propozon dy data për zgjedhjet e ardhshme kuvendare

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski ashtu si kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk zbulon nëse do të insistojnë të hiqen disa njësi zgjedhore. E rëndësishme është, thonë ata, që të pranohet vërejtjet e OSBE-së.

Edhe LSDM insiston për këtë duke thënë se për shkak refuzimit të Mickoskit nuk ka pasur mundësi që këto çështje të hapet në takimin e dy kryetarëve të partive maqedonase. Të dy partitë maqedonase vërtetojnë se grupet punuese kanë takime dhe dakordohen për reformën në legjislacionin zgjedhor.

Pas zgjedhjeve presidenciale, OSBE doli me disa rekomandime për Kodin Zgjedhor. Ata sugjerojnë ndryshime në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore, në Kodin Zgjedhor, në procedurën e ankesës. Përveç kësaj, LSDM dhe disa parti më të vogla, kërkojnë që ndryshime më të mëdha te modeli zgjedhor: një njësi zgjedhore dhe lista të hapura. Për Bashkimin Demokratik për Integrim modeli me 3 njësi zgjedhore është më i përshtatshëm./Telegrafi/

Exit mobile version