Site icon Telegrafi

Pushteti beson se do të ketë marrëveshje me opozitën maqedonase për Ligjin për prokurori publike

Para se të përfundojë raporti i Brukselit për Maqedoninë e Veriut, kryeministri shpreson se do të ketë marrëveshja për Ligjin për prokurori publike që rregullon statusin e Prokurorisë Speciale Publike. Ai shprehet optimist se me opozitën maqedonase do të lëvizin “gurin”, me çka pengoheshin hetimet e PSP-së.

Të dyja palët komunikojnë, ndërsa Qeveria paralelisht bisedon edhe me partitë e vogla por ne opinion nuk japin detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Negociuesja e pushtetit dhe ministrja e Drejtësisë është optimiste se do të ketë dakordim dhe se do përfundojë për disa ditë. Ajo shpreson se konsensusi që do ta pranojë OBRM-PDUKM do të thotë heqje dorë nga amnisti të fshehur.

Nga opozita maqedonase nuk dhanë komentime të reja. Pas takimeve me ambasadoren e BE-së, Holandës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në vend, deputetët e përjashtuar të OBRM-PDUKM-së njoftuan se do të japin mbështetja për proceset reformuese në vend.

Takim i ardhshëm për Ligjin për prokurori publike nuk është caktuar. Pikërisht për shkak të kërkesës së OBRM-PDUKM-së për PSP-në, pushteti akuzonte partinë maqedonase opozitare se nuk duan që vendi të marrë datë për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Nga partia e Hristijan Mickoskit theksuan se vendi s’do marrë datë për shkak të nepotizmit dhe tenderët e kurdisur gjatë dy viteve të fundit./Telegrafi/

Exit mobile version