Banorët e Teksasit të Shteteve të Bashkuara që u goditën nga Uragani Harvey, tani e kanë një problem shtesë.
Rritja e nivelit të ujit në det dhe liqe, ka nxjerrë përjashta shumë krokodilë të cilët kanë përfunduar para dyerve të shtëpive, në rrugica apo edhe nën vetura, transmeton Telegrafi.
Nga frika prej këtyre grabitqarëve, shumë njerëz janë mbyllur brenda, ndërsa nuk po kanë se si t’i largojnë ata.
“Vetëm lërini të qetë, sepse nuk janë agresivë pos kur ngacmoni. Prisni derisa të vinë mbrojtësit e rendit për t’i marrë”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Meqenëse janë larg hapësirave ku zakonisht banojnë, këta reptilë po qëndrojnë si të humbur dhe nuk po dinë nga të drejtohen. /Telegrafi/