Site icon Telegrafi

Pushojnë hetimet për skandalin e Rooneyt me tri modelet e zhveshura, por nuk qetësohen gjërat te Derby County

Wayne Rooney është i befasuar se si policia i ka ndaluar hetimet për tentimin që sipas tij ishte për ta ulur imazhin dhe të fitohej në mënyrë financiare.

Pak ditë më parë, legjenda e Manchester United u kap me tri modele të zhveshura në një dhomë hoteli, pas një feste që kishte kaluar në një klub nate.

Rooney ishte parë në një gjendje të çorientuar, i dehur jashtë mase dhe me modelet që talleshin me të.

Lexo po ashtu Gjendje e tmerrshme nga Wayne Rooney: I dehur, jashtë kontrollit, dy bjonde të zhveshura tallen me të

Sot (e mërkure), Policia e Chesire ka konfirmuar se ata kanë ndaluar hetimet ndaj tri modeleve që kishin tentuar të ulnin personalitetin e ish-numrit 10 të Anglisë.

Në arsyetimin e policisë, thuhet se ato skena nuk përbëjnë vepër kriminale dhe që Rooney ishte fillimisht në dijeni se kë po shoqërohej.

Lexo po ashtu Brenda ambienteve të hotelit luksoz në Manchester, ku Wayne Rooney qëndroi me tri bukuroshet që e xhiruan

Një burim i Daily Mail ka thënë: “Ai kaloi një orë të mirë duke biseduar me oficerë të policisë dhe ka dalë e paqartë që ata kanë vendosur të përfundojnë hetimin kaq shpejt”.

“Është krejt e gabuar të sugjerosh se ai dëshironte që kjo të ndodhte”.

Lexo po ashtu Si të mos i mjaftonte skandali me vajzat e zhveshura, Rooney tani shkakton rrëmujë edhe te skuadra që është trajner

Një zëdhënës i Policisë Cheshire tha: “Të hënën më 26 korrik Cheshire Constabulary pranoi raportime të një shantazhi të mundshëm në lidhje me një numër imazhesh që qarkullojnë në internet”.

“Oficerët kanë folur me personin e përfshirë dhe njoftojnë që asnjë shkelje nuk ka ndodhur. Personi i përfshirë ka deklaruar gjithashtu se ata nuk dëshirojnë ta çojnë çështjen më tej”.

Lexo po ashtu Rooney mund të shkarkohet nga Derby, pas shpërthimit të skandalit me tri modele të zhveshura

Deklarata shkaktoi një farë konfuzioni pas raportimeve fillestare që sugjeronin se oficerët nuk po shkonin në atë klub nate.

Pas këtyre skandaleve të publikuara, pozita e trajnerit te Derby County e Rooneyt është në rrezik, pasi ai mund të shkarkohet nga klubi për prishje të imazhit.

Për më shumë, anglezi që drejton klubin nga Championshipi, ka lënduar një mesfushor (pa dashje), duke e lënë skuadrën me vetëm nëntë lojtarët të gatshëm, me pjesën tjetër të lënduar, derisa nuk kanë të drejtë transferimesh, shkaku që nuk kishin publikuar me kohë të ardhurat vjetore. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wso8qs2Bc6w

Exit mobile version