Telegrafi

Pushohet shefja ekzekutive e Yahoo

Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania Yahoo, zyrtarët e të cilës kanë deklaruar se vendimi i bordit për largimin e Bratz pas dy vjet e gjysëm në këtë post, është i formës së prerë. Ndërkohë mësohet se ky vendim i është komunikuar zyrtares së lartë përmes telefonit.

Karol Bratz do të zevendësohet nga Tim Morse, i cili do të marrë detyrën në ditët në vijim. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, aksionet e kompanisë Yahoo pësuan një rritjë me 6%. /Telegrafi/