Një prezantuese televizive boshnjake është pushuar nga puna, pasi stacioni televiziv serb ku ajo punonte ishte përmbytur nga ankesat se ajo punonte si një prostitutë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Senada Nurkic, 26, e cila në fund të janarit kishte zbuluar se ishte e përfshirë në prostitucion.
Një zëdhënës i stacionit televiziv ku ajo punonte ka konfirmuar anulimin e programit të cilin ajo udhëhiqte, siç thuhet “për shkak të ankesave rreth sjelljeve të Nurkic”.
Megjithatë, ata nuk e konfirmojnë se pretendimet rreth prostitucionit ishin arsyeja e largimit të saj nga puna.
“Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Unë nuk shoh asgjë të keqe rreth kësaj”, citohet të ketë thënë Nurkic.
Prostitucioni është i paligjshëm në Serbi, megjithatë, Nurkic thotë se ajo nuk ka frikë ligjin, sepse ajo ka miq në “pozitat e larta”.
“Unë nuk kam frikë nga burgu”, ka thënë ajo.
“Unë kam një të dashur i cili është një politikan dhe ai nuk do të lejojë të më arrestojnë”, ka shtuar më tej Senada. /Telegrafi/
https://twitter.com/MacaDiskrecija/status/851625954124460036