Mund të duket e pabesueshme, por një hajdut në Australi u qëllua me shigjetë me hark në të pasmet e tij, pasi u përball me një pronar shtëpie mjaft të irrituar.
Sipas BBC, ai kishte arritur të vidhte para, çelësat e makinës dhe sende të tjera nga një shtëpi në Sidnei, gjatë pasdites të së dielës.
I zoti i shtëpisë, një 68 – vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur përdori një hark për të ndaluar hajdutin teksa ky i fundit po tentonte të vidhte makinën.
Kur pa rrezikun, krimineli mësohet se ia mbathi dhe tentoi të kalonte një gardh kur u qëllua me shigjetë nga pas.
Ai ia doli që të largohej, megjithatë jo pa dëmtime.
Aktualisht policia po ekzaminon provat në vendin e ngjarjes në Wattle Grove, ndërsa harku me shigjetat u sekuestruan në cilësinë e provës material.
Ligji australian nuk është gjithnjë në favor të pronarëve të shtëpisë kur këta bëjnë vetëdrejtësi, duke plagosur apo vrarë.
Sa i përket harkut, ato nuk janë të ndaluar as që lypset një leje e veçantë për t’i mbajtur në New South Wales. /tvklan.al