“MASHT ka shpallur vitin 2009, Vit të Cilësisë në Arsim, andaj urojmë që kjo kohë, ky pushim i shkurtër të sjellë freski dhe energji të reja, dhe që në vazhdim të procesit mësimor të jeni më të përkushtuar dhe më të zellshëm në realizimin e planeve dhe programeve mësimore dhe arritjen e sukseseve të dëshiruara”, thuhet në urimin e ministrit të MASHT-it, Enver Hoxhaj.
Sipas kalendarit, mësimi do të fillojë ditën e hënë, më 30 mars 2009. /Telegrafi/