Site icon Telegrafi

Pushimi në Shesh (Foto)

Kjo nuk është zgjidhja zyrtare për strehimoren e qenve endacakë të Prishtinës.

Ata, siç shihet në këto foto, nuk kanë pyetur për “legalizim” dhe janë vendosur ashtu si kanë dashur vetë, në Sheshin kryesor të Prishtinës.

Në mëngjesin e sotëm, kjo tufë qensh, detyronte kalimtarët të devijonin rrugën pasi askush nuk kishte dëshirë t’ua prishte rehatinë, e gjasë edhe nga frika, transmeton Koha.net.

Ndoshta do të shkrepej fotoaparati sikur këta qen endacakë të mos kishin edhe shumë shokë të tjerë nëpër gjithë Prishtinën.

Kryeqyteti vlon nga këta qen endacakë dhe një ditë mund të ndodhë ajo që tashmë ka ndodhur në disa qytete të Kosovës, mbytja nga ta, e ndonjë fëmije e edhe të rrituri, raporton Koha.net

Qentë endacakë të Prishtinës, ndoshta, nuk bën të mbeten vetëm çështje “e brendshme” e kryeqytetit dhe as e qyteteve ku ata janë me shumicë.

 

 

Exit mobile version