Anëtarë të tjerë të këtij komisioni kanë kërkuar ndryshimin edhe të një varg dispozitash të parashikuara në ligj.
Në këtë mbledhje, anëtarët nuk kanë arritur të pajtohen për përcaktimin e pagës minimale, duke kërkuar kështu nga grupi punues që paga minimale të jetë 65 përqindëshi i pagës mesatare të përcaktuar në ligj, transmeton KTV.
Paga mesatare, sipas Ligjit të punës, është 378 euro dhe nga 65%-shi i propozuar i bie që paga minimale të jetë 245 euro.
Deklarimet e shumta e shtynë zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha, që t’ua bëjë me dije të pranishmëve që Këshilli Ekonomik Social është një organ këshillëdhënës dhe jo vendimmarrës.
Ai ua ka përkujtuar të gjithë anëtarëve që, sipas marrëveshjes “Stand By” me FMN-në, afati i fundit për nënshkrimin e udhëzimit administrativ për pagën minimale është 31 gushti i këtij viti. /Telegrafi/