Një çift britanik tregojnë se diçka e çuditshme u kishte ndodhur në një restorant buzë detit në Lanzarote, pasi ata paguan 125 euro për vetëm pesë karkaleca të detit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dean Cadywould ishte me pushime me gruan e tij Kerry në Playa Blanca kur u ulën për një vakt romantik në Casa Pedro.
Ata e kishin shijuar ditën “perfekte” duke u shëtitur nëpër ishullin popullor përpara se Dean, 55 vjeç, të pyeste kamerierin nëse kishin ndonjë karkalec në meny, sepse ato janë “të preferuarat” e partneres së tij.
Por kur fatura për pesë karkaleca, tetë patate, dy pije dhe një shportë buke u vendos në tryezën e tyre, çifti u tmerrua.
Kerry, 47 vjeç, menjëherë vuri re se ata ishin ngarkuar me 137 euro në total – 125 euro nga të cilat ishin për pjatën e tyre kryesore.
Dhe kur Dean u përball me stafin në restorant, atij iu ofrua një rimbursim prej 40 eurosh, por ende nuk mendon se ishte e drejtë dhe beson se turistët po mashtrohen. /Telegrafi/