Telegrafi

Pushimet po afrojnë, këmbët ‘hot dog’ dhe nëntë poza tjera që nuk iu rekomandohet t’i bëni (Foto)

Selfiet dhe këmbët e njohura si ‘hot dog’, kryesojnë listën e dhjetë pozave më të bezdisshme, nga ndjekësit e Instagramit.

Fotografitë e çifteve duke u puthur, nuk pëlqehen aspak nga komuniteti i rrjeteve sociale, pa lënë anash as imazhet e atyre që duket se ‘nuk janë duke shikuar’ nga aparati, transmeton Telegrafi.

Fotografitë tjera që nuk pëlqehen, janë ato ku shihet duke ‘kapur’ Diellin, kërcimi lart dhe ikja prej fokusit.

Hulumtimi i bërë nga Bolsover Cruise Club, ka gjetur gjërat më të bezdisshme që i bëjnë shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kur janë në pushime.

Më se një e treta kanë thënë se nuk janë dashamirë se selfieve, ndërsa nuk pëlqejnë as pozitën e famshme nga plazhi, që tregon këmbët ‘hot dog’.

Shkrimi i mesazheve në rërë, si dhe paraqitja para peizazheve të ndryshme, e përfundojnë listën e pozave, me të cilat i irritoni miqtë virtual.

Këto pozita janë konsideruar shumë patetike, lavdërim i panevojshëm, që ngjallë neveri, si dhe dëmtim i peizazheve me paraqitjen e vetës aty.

Hulumtimi ka zbuluar, ata që postojnë më se 12 fotografi nga pushime, shumë lehtë mund të hiqen nga lista e shokëve. /Telegrafi/