Telegrafi

Pushimet përfundojnë në tragjedi: Momenti i tmerrshëm kur turisti në parashutë gjen vdekjen, para syve të gruas së tij (Video,+16)

Janë publikuar pamjet e tmerrshme në të cilat shihet momenti kur një 71-vjeçar, turist australian, kishte gjetur vdekjen derisa tentoi të ngjitej me parashutë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Roger John Hussey, i cili ishte parë duke buzëqeshur para kamerës, derisa gruaja e tij po e filmonte duke u përgatitur për një aktivitet sportiv ujor në Kata Beach në Phuket, Tajlandë.

Turisti australian, i cili thuhet se ishte në pushime së bashku me gruan e tij, humbi jetën sapo u lëshua me parashutë.

Gjithsesi, deri më tani nuk është e qartë nëse ai vdiq nga lartësia, apo pësoi ndonjë sulm kardiak. /Telegrafi/