Sezoni i verës është afër përfundimit, Por, ‘Rich Kids of Instagram’ (fëmijët e pasanikëve që postojnë në Instagram), po japin maksimunim që t’i mbajnë mend të tjerët pushimet e tyre!!!
Transportet publike, hotelet e thjeshta dhe koktejet e lira verore nuk shihen në asnjë nga imazhet e ‘fëmijëve të pasur’, sepse me paratë që kanë ata mund të marrin ofertat më të mira për ditët e nxehta.
Hotelet me pesë yje dhe aeroplanët privatë janë të pashmangshme në këto fotografi të postuara në Instagram, transmeton Telegrafi.
Aty shihen fëmijët e pasanikëve nga vende të ndryshme, që zbrazin shampanja të shtrenjta, lundrojnë me jahte gjigante dhe pozojnë me gjësendet shumë të shtrenjta.
Më poshtë janë disa nga fotografitë e postuara në llogarinë në Instagram, të këtyre mbrapshtanëve që kurrë në jetë nuk kanë punuar për të fituar diçka! /Telegrafi/