Alan dhe Sara O’Rourke, së bashku me një djalë 13-vjeç, kanë paguar nga dymijë euro për person, që të kalojnë dhjetë ditë në një hotel me pansion të plotë.
Por, me të shkuar në dhomë, ata janë zhgënjyer me kondicionerin e prishur, teksa temperatura kishte kaluar 40 gradë Celsius.
Çiftit nuk ju ka pëlqyer aspak ushqimi, madje pretendojnë se salsiçet nuk kanë qenë të pjekura sa duhet.
Kulmi i dëshpërimit, ka arritur kur Alan ka qenë duke bërë dush, dhe në banje kanë filluar të bien pllakat e qeramikës.
Megjithëse ai ka shpëtuar i palënduar, ka kërkuar të kthehen në shtëpi, vetëm tre ditë pasi kishin arritur. /Telegrafi/