Telegrafi

Pushimet luksoze të ‘Llukmanit’ me bashkëshorten në Turqi

Aktori i njohur Ernest Zymberi është pa diskutim një ndër personazhet më të spikatur të hit serialit “O Sa Mirë”.

Pas një sezone të suksesshme në rolin e ‘Llukmanit’, ai ka vendosur që në muajt e nxehtë të verës t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Foto: Ernest Zymberi/Facebook

Ai dhe bashkëshortja e tij, Albulena Rexhepi janë duke shijuar pushimet e tyre në një nga resortet më luksoze në Turqi.

Lexo po ashtu "Llukmani" po bëhet baba, bashkëshortja pritet të sjell në jetë një "princeshë"

Përmes rrjeteve sociale, çifti kanë ndarë me ndjekësit fotografi nga pushimet e tyre.

Foto: Ernest Zymberi/Facebook

Pëlqimet dhe komentet nga fansat e tyre kanë qenë të shumtë, duke i komplimentuar çiftin.

“O Sa Mirë” do të fillojë me sezonin e ri në fund të shtatorit, ndërsa pjesë e kastit pritet të jetë sërish aktori Zymberi.

Foto: Ernest Zymberi/Facebook

Ai ka krijuar mijëra fansa me rolin e tij satirik, dhe si rrjedhojë është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Ernest Zymberi/Facebook

 

Foto: Ernest Zymberi/Facebook

 

Foto: Ernest Zymberi/Facebook