Tashmë kanë filluar pushimet verore dhe të gjithë mundohen të zgjedhin ofertat më të favorshme për të kaluar disa ditë relaksi. Por, jo edhe ‘Fëmijët e Pasur’ që plasojnë fotografi në Instagram.
Ata zgjedhin vendet më të shtrenjta dhe luksoze që të kalojnë ditët e nxehta.
Prej qëndrimit sipër jahteve luksoze, deri te pishinat e hoteleve të shtrenjta, janë këto disa nga destinacionet e këtyre të rinjve.
Udhëtimet me helikopter dhe super-vetura, janë mjetet e transportit, me të cilat ata shkojnë në vendet luksoze ku kanë zgjedhur të pushojnë. E shampanja, nuk mungon në asnjë mënyrë.
Madje, ky lëng i shkumëzuar që kushton tepër shtrenjtë, shpenzohet pa kontroll duke u zbrazur nga shishe të mëdha. /Telegrafi/