Telegrafi

Pushimet e veçanta të Ermal Fejzullahut

Ermal Fejzullahu i është përkushtuar këto kohë koncerteve dhe projekteve muzikore.

Por, vera nuk mbaron këtu për këngëtarin, pasi ka nisur pushimet familjare.

Për dallim prej disa këngëtarëve që kishin zgjedh plazhet shqiptare dhe greke, Ermali po pushon në Turqi.

Pak orë më parë Ermali ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me gruan dhe tre fëmijët ku duket tepër i lumtur. /Telegrafi/