Telegrafi

Pushimet ‘e nxehta’ të Kourtney Kardashianit me të dashurin 14 vjet më të vogël, në brigjet e Italisë

Bukuroshja Kourtney Kardashian ka gjithmonë një arsye për të rrëmbyer vëmendjen e mediave.

Së fundmi, ajo është përfolur për pushimet e saj luksoze me të dashurin në rivierën italiane.

Younes Bendjima është 14 vjet më i vogël se Kardashian, por kjo nuk ka ndikuar aspak mes çiftit, i cili tash e sa kohë janë në lidhje.

Në fotografitë e shkrepura nga paparaci, Kourtney duket mjaft atraktive e veshur në bikini, teksa vë në pah linjat e saj.

Puthjet, ledhatime dhe momentet e ëmbla nuk bëjnë përjashtim në këto imazhe shumë të komentuara në rrjetet sociale.

Younes në anën tjetër është lavdëruar për fizikun e tij, teksa disa prej fotografive të tij në brigjet e Italisë ia ka realizuar e dashura e tij, Kourtney Kardashian. /Telegrafi/