Bukuroshja Kourtney Kardashian ka gjithmonë një arsye për të rrëmbyer vëmendjen e mediave.
Së fundmi, ajo është përfolur për pushimet e saj luksoze me të dashurin në rivierën italiane.
Younes Bendjima është 14 vjet më i vogël se Kardashian, por kjo nuk ka ndikuar aspak mes çiftit, i cili tash e sa kohë janë në lidhje.
Në fotografitë e shkrepura nga paparaci, Kourtney duket mjaft atraktive e veshur në bikini, teksa vë në pah linjat e saj.
Puthjet, ledhatime dhe momentet e ëmbla nuk bëjnë përjashtim në këto imazhe shumë të komentuara në rrjetet sociale.
Younes në anën tjetër është lavdëruar për fizikun e tij, teksa disa prej fotografive të tij në brigjet e Italisë ia ka realizuar e dashura e tij, Kourtney Kardashian. /Telegrafi/