Kevin-Prince Boateng ka kaluar disa ditë pushimi me partneren e tij, Melissa Satta dhe djalin e tyre gjashtëvjeçar, Maddox.
Çifti i njohur i kanë shijuar disa ditë në ishullin e famshëm italian, Sardenja, në bregdetin mesdhetar.
Familjarët janë argëtuar në një jaht privat luksoz, ndërkohë që janë fotografuar edhe duke bërë disa hedhje akrobatike në ujë.
Futbollisti 33-vjeçar sapo e ka tejkaluar një problem me gjurin dhe është dukur në formë të mirë fizike.
Nga ana tjetër, Melissa e veshur me bikini me ngjyrë të portokalltë, ka treguar figurën e saj trupore. /Telegrafi/