Telegrafi

Pushime të detyrueshme në “Fiat”-in italian

Fabrikat do të mbyllen deri në mes të janarit, ndërsa kjo masë ka të bëjë me 14 prej 20 fabrikave të "Fiat"-it në Itali dhe me 48 mijë punonjës të fabrikave të "Fiat"-it.

Kompania, në shtetin amë, ka rreth 80 mijë punonjës. Një pjesë të rrogave gjatë pushimit të detyrueshëm punonjësve do t’ua paguajë Qeveria italiane.

Prodhuesi i automobilave nga Torino, këtë vjeshtë, dërgoi punonjës në pushime, por deri tani nuk ka pasur ndërprerje kaq të gjatë të prodhimit.

Shitja e automobilave në BE, në nëntor, ra për 26 për qind, ndërsa në Itali rënia arrinte 30 për qind.