Telegrafi

Pushime luksoze me armikun, Donald Trump “tradhtohet” prej të bijës! (Foto)

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë marrë disa ditë pushime, pas një fushate të lodhshme disa mujore për Donald Trump.

Ata janë fotografuar në një jaht luksoz, që kushton 200 mijë euro, duke pushuar në Kroaci.

Por, në jahtin e tyre është fotografuar edhe David Geffen, i cili ka qenë një prej mbështetësve më të hershëm të Barack Obama dhe ka dhuruar fonde për kundërshtarët e Donald Trump, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders.

Më pas ata janë fotografuar me Wendi Deng dhe Brian Grazer, si dhe gruan e tij të re, Veronica.

Grazer është gjithashtu një mbështetës i madh i presidentit Obama.

Donald Trump me siguri nuk do të jetë ndjerë mirë, kur ka parë këto foto.