Telegrafi

Pushime ku ndjeheni si sulltan

.Një ftesë e tillë u është bërë kosovarëve me rastin e një kokteji të organizuar nga agjencia turistike “Eurokoha” në prag të fillimit të sezonit turistik “Vera 2010”.

Arzana Selimi nga agjencia “Eurokoha” ka thënë se sezoni turistik me paket aranzhmane për pushuesit fillon më 3 qershor 2010, ndërsa përfundon në shtator të këtij viti.

Sipas saj, këtë vit në rivierën turke do të aranzhohen pushime për pushuesit kosovarë në hotelet më të mira në Belek, Kemer, Side, Alanya, etj.

Gjatë këtij kokteji janë prezantuar këto hotele: Otium Hotel International, Ela Quality resort dhe Rixos hotels. /zeri/