Në zonën e Prishtinës dhe Fushë Kosovës, disa qytetarë kanë njoftuar për rrezikun që po e kanë nga pusetat e hapura.
Siç kanë raportuar qytetarët në redaksinë e Telegrafit, këto puseta të hapura (në mungesë të kapakëve) paraqesin rrezik jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.
Sipas një qytetari mëngjesin e së premtes një grua ka rrëshqitur në pusetën e hapur e cila gjendet në rrugën përball mensës së studentëve në Prishtinë.
Ndërsa puseta tjetër e cila nuk ka kapak gjendet në rrugën e “Uglarit”, në Fushë Kosovë, ku paraqet rrezik edhe për fëmijët pasi aty afër është edhe një kopsht i fëmijëve.
Telegrafi ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës dhe të Fushës Kosovës, për këto dy problematika mirëpo ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare. /Telegrafi/