Rasti tragjik i dy fëmijëve në Kolovicë të Prishtinës, ka bërë që qytetarët e Gjilanit të kërkojnë intervenim për një gropë të ujërave të zeza që gjendet në Gjilan e që po konsiderohet rrezik për qytetarët.
Një lexues i Telegrafit bëri të ditur se puseta e ujërave të zeza gjendet vetëm 30 metra nga Zyra e kryetarit të Gjilanit.
Sipas tij, aty ka rrezik të mbytet dikush në mbrëmje.
“Kjo gjendje , apo kjo gropë ka disa vite që është e hapur”.
Pos rrezikut, puseta lëshon aromë të keqe për banorët afër dhe kalimtarët. /Telegrafi/