Zëvendësministri i sapoemëruar i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci është zotuar se do të punojë me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit.
Pupovci përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Qendrës për Arsim të Kosovës, pasi u emërua zv.ministër.
“Prej sot po e filloj një rrugëtim të ri në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Falënderoj Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci për besimin dhe zotohem se do të punoj me gjithë energjinë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit dhe kërkimit. Jam i vetëdijshëm për të gjitha sfidat e këtij rrugëtimi dhe mirëpres çdo ide dhe ndihmë për adresimin e problemeve komplekse në këtë fushë”, shkruan Pupovci.
Pupovci ka njoftuar po ashtu se në Qendrën për Arsim të Kosovës, në vendin e tij si ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv është emëruar Petrit Tahiri, të cilit i ka uruar sukse
“Pas 21 vjet në krye të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) kam dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Bordi e ka emëruar për ushtrues detyre kolegun tim, Petrit Tahiri, të cilit i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e organizatës. I falënderoj të gjithë kolegët dhe anëtarët e Bordit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në rritjen e organizatës. Po ashtu, ju falënderoj të gjithëve për urimet dhe fjalët inkurajuese”, shkruan Pupovci. /Telegrafi/