Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se tashmë kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative.
Këto deklarata, Pupovci i bëri gjatë një adresimi për media.
“Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative. Gjithashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Testi i arritshëmërisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”, u shpreh Pupovci.
Pupovci gjithashtu tha se pret që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen.
“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftoj mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.
Ai ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe master, teksa ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës.
Thirrje për vaksinim në vazhdimësi është duke bërë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. /Telegrafi/