Site icon Telegrafi

Pupovci, i pari në ‘Ski Sllalom Paralel’ të Brezovicës

Sipas një komunikate për shtyp të lëshuar nga “Scardus” është bërë me dije se gara është realizuar në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë të Kosovës – FSK, ndërsa në të kanë konkurruan gjithsej 16 finalistë nga Kosova dhe rajoni.

“Ata garuan nga dy përgjatë një trajektoreje në të njëjtën kohë. Ky ishte aktiviteti i parë i sezonit dimëror të SCARDUS, ndërsa në muajin mars do të garohet në kategorinë SBX për Ski dhe Snowboard, ku për herë të parë do të kenë mundësi të garojnë edhe femrat”, thuhet në komunikatë.

“Pas një gare të ashpër ne jemi të gëzuar që shpallëm fituesit dhe përfunduam me sukses aktivitetin e parë të këtij edicioni të SCARDUS”, citohet të ketë thënë drejtori i asosacionit për sporte ekstreme SCARDUS, Lulzim Zhubi.

Këtë vit SCARDUS po ashtu organizoi aktivitete tjera kulturore si shfaqje të filmave të shkurtër në bashkëpunim me EHO FILM FESTIVAL të Maqedonisë dhe ndeja muzikore me perfromues nga Kosova dhe rajoni. Sonte do të shënohet gjashtë vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Brezovicë me Dj Dreamz dhe Tab, nga grupi Angry Youth nga Prishtina.

SCARDUS këtë vit shënon edicionin e tij të katërt ndërsa partnerët të cilët e mundësuan këtë garë ishin DEVOLLI Corporation të cilët këtë vit ndanë çmimet kryesore të garës, Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës, Ambasada Norvegjeze, Komuna e Prishtinës, Komuna e Shtërpcës dhe Supra.

Vendi i parë është shpërblyer me 600 euro, i dyti me 300 ndërsa i treti me 150 euro. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version