Ajo është njëra nga këngëtaret me famë botërore, që pak njerëz nuk mund ta njohin.
Bëhet fjalë për yllin e njohur, Rihanna, për të cilën është duke u realizuar një dokumentar, në bashkëpunim me Amazon, shkruan Daily Mail.
Deri më tani është bërë e ditur se një projekt i tillë do të publikohet me katër korrik të vitit 2021.
Për regjinë e të gjithë kësaj është përkujdesur Peter Berg, i cili ka treguar rreth eksperiencës për punën që ka bërë.
“Dokumentari për Rihanna është diçka për të cilën kam punuar për katër vite me radhë. Amazon do ta lansojë në verën e vitit të ardhshëm, pretendohet me katër korrik”, ka treguar ai.
Përkundër të rejave të këngëtares që qarkullojnë në rrjet, ajo nuk ka lansuar asnjë album që nga viti 2016.
Por, Peter insiston se 32-vjeçarja ka qenë e zënë duke u marrë me biznesin e saj, çka I vështirësoi asaj që të gjente një mes. /Telegrafi/