Telegrafi

Punonte si taksist në Nju Jork, zbardhet dëshmia e njeriut që shpërtheu bombën në Manhattan (Foto)

I dyshuari i sulmit terrorist në Manhatan, Akayed Ullah kishte për qëllim hakmarrjen e myslimanëve në Lindjen e Mesme, ka raportuar Policia e Nju Jorkut gjatë konferencës për shtyp.

I dyshuari i shpërthimit në metronë e Nju Jorkut tha për hetuesit se kishte shpërthyer një bombë artizanale, sulmin e bëri në emër të ISIS-it për tu hakmarrë për vdekjen e myslimanëve në të gjithë botën.

Akayed Ullah, një emigrant 27-vjeçar nga Bangladeshi jetonte në Bruklin, tregoi se ai mësonte propagandë terroriste në qendra fetare.

Ullah kishte mësuar të bënte bomba artizanale në qendrat fetare, ai përdorte Velcro e lidhte me zinxhirë për të ngjitur bombën, të lidhur me një bateri 9 volt, më pas e ngjiste në trup.

27 vjeçari zgjodhi korridorin e metrosë pranë autoritetit portal, aty ishte vendi ku pasagjerët qëndronin më shumë.

Ullah u dërgua në Spitalin e Bellevue me plagë dhe djegie pas shpërthimit gjatë mëngjesit të kësaj të hëne.

Nuk ka prova nëse Ullah kishte lidhje me ISIS, por ishte frymëzuar nga thirrjet e dëgjuara në rrjetet sociale, ai veproj i vetëm.

“Falë zotit sulmi terrorist dështoji”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, De Blasio.

Në pyetje është marrë edhe fqinji i tij Hasan Alam, i cili tha se nuk e kishte parë autorin e sulmit terrorist pasi ai kishte ndryshuar banesën. “Jam shumë i tronditur nga veprimi i tij”, tha Hasan Alam.

METROGRAB: Breaking911â€
@Breaking911
2m2 minutes ago
BREAKING PHOTO: The injured Manhattan terrorist after his bomb exploded prematurely

Autori i sulmit terrorist kishte ardhur në SHBA nga Bangladeshi me një vizë emigrimi në shkurt të vitit 2011, më pas kishte marrë Green Card.

Ullah punonte si taksist në Nju Jork, me një licencë të rregullt sipas ligjit. /Shqiptarja/