Një infermiere në SHBA u ribashkua me dy fëmijët e saj pasi kaloi më shumë se dy muaj e ndarë nga ata, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Suzanne Vaughan, 43-vjeçe, nga Norfolk, e cila punon në “Spitalin Mbretëresha Elizabetë” në Kings Lynn, mori vendimin e vështirë për t’u ndarë nga vajzat e saj, Bella, nëntë vjeçe dhe Hettie, shtatë vjeçe, pasi punonte në kujdesin intensiv gjatë pikut të COVID-19.
Bëhet e ditur se Vaughan ishte larg tyre për nëntë javë, ndërsa “luftonte” në vijën e parë të frontit, në shërbim të të prekurve nga coronavirusi.
Motra e Suzanne, Charlotte e cila u kujdes për mbesat, publikoi disa imazhe në Twitter të këtij momenti rrëqethës, kur e ëma u ribashkua me familjen të dielën e kaluar.