Site icon Telegrafi

Punonte jashtë orarit të lejuar të punës, padi penale ndaj pronarit të lokalit në Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se mbrëmë pas mesnate në ora 00:30, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, kanë hasur në një kafene në fshatin Pirok të Tetovës duke punuar jashtë orarit të lejuar të punës.

Lokali ka qenë në pronësi të G.P (45), kundër të cilit do të ngritët parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal “mosveprim sipas rregullave ligjore gjatë kohës se pandemisë”.

 

Exit mobile version