Site icon Telegrafi

Punonjësve të arsimit gjithnjë u vonohen rrogat

Rrogat për të punësuarit në arsim vonohen rregullisht. Me këtë shkelet ligji për marrëdhënie pune që parasheh pagesa e rrogës mujore të bëhet deri më datën 15 të muajit rrjedhës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga sindikata e arsimit dhe shkencës për Alsat-M, kanë konfirmuar se për një pjesë të komunave rroga e qershorit është paguar dje, ndërsa për një pjesë tjetër pagat janë realizuar sot. Kryetari i sindikatës së arsimit, Jakim Nedelkov ka thënë se rrogën e marrin më së voni deri me datën 20 të muajit.

“Është fakt se ka vonesë prej disa ditëve, nuk ka arsyetim. Unë vetëm mund të konstatoj gjendjen, të reagoj si sindikatë dhe ata të ndërmarrin aktivitete me të cilat do ta tejkalojnë problemin”, ka thënë Nedelkov, kryetar i SAShK.

Nga Ministria e Arsimit thonë se paratë për rroga në kohë janë shpërndarë deri tek të gjitha komunat. Nga Ministria e financave nga ana tjetër thonë se kjo ministri rogat në sektorin e arsimit i ka paguar në afatin e paraparë me ligj.

Sipas Nedelkov vonesat e shpeshta vijnë si rezultat i mos përgatitjes në rregull të urdhëresave për pagesë nga ana e kontabilistëve./Telegrafi

Exit mobile version