Site icon Telegrafi

Punonjësve iu rrëshqiti paneli i xhamit nga kati i 47të (Video)

Derisa punonin në katin e 47 të një ndërtese në Moskë të Rusisë, punonjësve iu rrëshqiti një panel xhami dhe ra poshtë.

Megjithëse shkaktoi gërvishtje në fasadën e objektit, nuk raportohet për ndonjë të lënduar, transmeton Telegrafi.

Por, faji për këtë ishte te punonjësve të pakujdesshëm që nuk bashkëpunuan, për ta vendosur si duhet.

Sikur të ishte dikush poshtë ndërtesës së lartë afro 150 metra, paneli do t’i shkaktonte lëndime me pasoja jete. /Telegrafi/

https://youtu.be/-gA7BYfEKk0

Exit mobile version