Telegrafi

Punonjësja indoneziane e pëson keq, telefoni që po mbushej në rrymë i shpërthen para syve (Video, +18)

Një grua në Indonezi është lënduar, kur telefoni mobil i shpërtheu para syve në zyre derisa ajo po bisedonte në telefon fiks me një palë.

27-vjeçarja e identifikuar si Netia ka pësuar djegie nëpër fytyrë si rezultat i shpërthimit të telefonit, që ishte duke u mbushur në rrymë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ka arritur të ngritet me shpejtësi nga karrigia, disa metra më larg ajo humbi vetëdijen ndërsa në ndihmë i dolën kolegët që e dërguan me urgjencë në spital, për shkak të djegieve në fytyrë dhe duar.

Netia po punon në zyrën e saj dhe gjithçka dukej në rregull derisa nuk shpërtheu telefoni që ishte duke u mbushur, ndërsa ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pamjet e publikuara në internet janë bërë virale. /Telegrafi/