Telegrafi

Punonjësja e shtëpisë së pleqve në Angli, filmohet duke u tallur me të moshuarin që vuan nga sëmundja e demencës (Video)

Një video që po qarkullon në internet shfaq punonjësen e një shtëpie të pleqve, e cila tallet dhe abuzon emocionalisht me një pacient që vuan nga demenca.

Në video punonjësja vazhdimisht e pyet burrin e habitur se nëse ka pasur tendenca për të qenë homoseksual, duke e kërcënuar se do t’ia merr shkopin dhe do ta vesh me fustan, transmeton Telegrafi.

Ajo gjithashtu i kërkon ta këndojë një këngë, teksti i të cilës fillonte me fjalët: “Urrej njerëzit, ata janë krijesa të neveritshme.

Videoja besohet se është filmuar në maj të vitit të kaluar, duke bërë kështu që autoritetet kompetente të ndërmarrin masa që të sigurohen se banorët e shtëpisë së pleqve janë të sigurt.

Ndërkaq policia e Lincolnshire në Angli janë duke hetuar pamjet, në veçanti gruan që shihet në video që besohet të jetë punonjësve në shtëpinë e pleqve. /Telegrafi/