Policia e Strugës ka ndalur në stacion N.S.(25) nga Struga për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale të kallëzimit të rremë.
“Më datë 19 dhjetor, i pandehuri ka denoncuar në mënyrë të rreme se në ndërmarrjen ku ishte i punësuar nga automjeti i pasagjerëve “Opel” i parkuar në pronësi të kompanisë, i është marrë një çantë me para, por në fakt i ka marrë paratë dhe i ka shkaktuar dëm kompanisë prej 593.625 denarë”, njoftoi MPB. /Telegrafi/