Telegrafi

Punonjësja e kujdesit shëndetësor ribashkohet me të bijën pas dy muajsh, ishin ndarë për shkak të coronavirusit

Pamje rrëqethëse u publikuan, kur një punonjëse e shëndetit në SHBA u ribashkua me vajzën e saj shtatëvjeçare – për herë të parë në gati shtatë javë, mes frikës së COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ruby Cave, jeton zakonisht me nënën e saj, Lisa Cave, 40-vjeçe, e cila punon kujdestare në një shtëpi kujdesi për personat me aftësi të kufizuara.

Gjendja shëndetësore e Ruby, e cila vuan nga astma dhe problemet e rënda të frymëmarrjes, ka bërë që nëna e saj të reflektojë me një vendim për ta mbajtur të sigurt atë gjatë kësaj pandemie.

Kështu ajo vendosi të strehojë të bijën tek babai i saj, Paul Griffiths në Norfolk, e për Lisan ishte një nga momentet më të vështira.

“Ndihem e humbur”, tha Lisa më 26 mars.

“Shtëpia ime është aq e qetë”, thoshte e ëma.

Vetëm javën e kaluar Lisa u shpreh se nuk mund të priste më gjatë, kështu vendosi ta surprizojë të bijën në shtëpinë e Paul në Norfolk.

“I mora të gjitha pajisjet e duhura dhe i telefonova babait të saj rreth një javë më parë, dhe i thashë se kisha nevojë për përqafimin e saj”, potencoi ajo.

“Unë shkova atje të mërkurën e kaluar”, tha Lisa.

“Ajo nuk më njohu në fillim, pasi isha e maskuar me veshje mbrojtëse, por kur e vërejti që jam unë, fluturoi nga gëzimi e drejt krahëve të mij duke qarë”, rrëfen ajo. /Telegrafi/