Në një punishte në Henan të Kinës, një punonjësi të paemëruar i ka hyrë në sy një shufër metalike.
Kolegët e tij e kanë ndihmuar derisa kanë arritur zjarrfikësit që ta presin mjetin e gjatë dy metra, me trashësi sa gishti vogël i dorës, transmeton Telegrafi.
Pasi i është shkëputur, atë e kanë dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Rasti që ndodhi në rrethana të paqarta, nuk është i vetmi në Kinë, pasi punëtorëve në ndërtimtari nuk iu sigurohen as mbrojtëset elementare. /Telegrafi/
https://youtu.be/B3hXM9I4W8o