Një punonjësi të Gardës së Shqipërisë i kanë vjedhur armën e shërbimit.
Policia tha se ka qenë vetë punonjësi i gardës, shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë i cili është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1, dhe ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/