Site icon Telegrafi

Punonjësit shëndetësorë sot në grevë të përgjithshme

Punonjësit shëndetësorë do të mbajnë sot grevë, me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin ditë më parë kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla.

“Nuk kemi marrë ende përgjigje nga Qeveria. Ne kemi marrë vendim që të enjten të filloj greva nga ora 07:00 deri në ora 15:00, dhe do të punojmë vetëm për rastet urgjente”, ka thënë Syla.

Ai ka shtuar se greva do të vazhdojë sërish të enjten tjetër.

“Kjo do të vazhdojë edhe të enjten tjetër. Pra greva për këtë fillim do të mbahet vetëm të enjteve”, u shpreh Syla.

Ata kanë kërkuar që të përmirësohet gjendja sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version