Është hedhur në internet një video e shkurtët, që tregon disa punëtorë ndërtimi, teksa punojnë në godinën e një qyteti që nuk dihet ku ndodhet.
Forma se si janë koordinuar dhe bartin shtresat e dërrasave nëpër skela, ka bërë që të duket sikur të jetë ndonjë video-lojë, transmeton Telegrafi.
“Sikur të jetë ndonjë lojë virtuale, që duhet rreshtuar objektet deri në katin e shtatë”, si dhe “do rija tërë ditën duke i shikuar këta punonjës”, ishin dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.
Procesi i rregullt dhe i veçantë i punës, është pëlqyer shumë, duke bërë që të shpërhapet me shpejtësi në rrjetin social. /Telegrafi/
https://youtu.be/J3i0YAbuyW4