Site icon Telegrafi

Punonjësit në grevë, paralizohet Franca

Qindra punonjës do të marshojnë në rrugë, duke pezulluar transportin, shërbimin në spitale dhe shkollat. Shtypi e ka cilësuar ditën e sotme si e enjtja e zezë, gjë që ka gjetur edhe mbështetjen e shumicës së francezëve dhe sindikatave kryesore.

Protestuesit kundërshtojnë klimën e keqe ekonomike në Francë, që sipas tyre ka ardhur si pasojë e mënyrës jo të mirë të menaxhimit prej qeverisë.

Siç parashikohet, kjo grevë do të godasë jo pak Francën, një vend ku papunësia parashikohet të arrijë në 10 % vitin e ardhshëm.

Exit mobile version