Site icon Telegrafi

Punonjësit hapën gropën për të sanuar gypin pasi rrjedhjes së gazit, shoferi rus nuk e sheh nga uji – “fundoset” Lada

Një video amatore e publikuar në internet, shfaq momentin kur një veturë e markës Lada në Rusi, përfundon e “fundosur” në një gropë të thellë që ishte mbushur pasi punëtorët e kishin hapur pas raportimit për rrjedhje të gazit.

Punonjësit po riparonin gypin e gazit, por kishin harruar të vënë një shenjë paralajmëruese apo ndonjë barrierë në qytetin rus Kursk, kur një veturë përfundoi në të dhe u “fundos” e tëra, transmeton Telegrafi.

Shoferi 25-vjeç përfundoi me veturë në gropë që ishte mbushur me ujë, e temperaturat jashtë ishin nën zero.

Për fat të mirë ai u shpëtua nga ekipet e zjarrfikësve, kurse mediat lokale raportojnë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

Exit mobile version