Stafi administrativ i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nga e hëna do të hyjë në grevë të përgjithshme deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.
Grevën e ka konfirmuar për Telegrafin, Sheremet Fejza, kryetar i Këshillit Grevist të stafit administrativ të PSRK-së.
Greva do të mbahet për shkak të mos përmbushjes së stimulimit në paga të cilat janë të parapara me Ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Ndryshe nga e hëna Këshilli Grevist i Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë zhvilluar një grevë të pjesshme nga një orë në ditë prej orës 09:00-10:00 e cila ka zgjatur deri sot. /Telegrafi/